Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Trajnerët me më së shumti pjesëmarrje në Kupë të Botës

tre

Kualifikimi në një Kupë të Botës është arritje që përcakton karrierën për shumicën e trajnerëve. Të kthehesh vazhdimisht nëpër cikle katërvjeçare, me gjenerata të reja të lojtarëve dhe të ndryshosh peizazhet e futbollit, është shumë e rrallë.

Duke frymëzuar kampionë të botës apo duke udhëhequr vende të kontinenteve të ndryshme, paraqitja e përsëritur në skenën më të madhe të futbollit kërkon kombinim të caktuar të karakterit dhe talentit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Carlos Queiroz dhe Didier Deschamps po regjistrojnë tjetër paraqitje në Botëror, ndërsa FIFA ka paraqitur dhjetë trajnerët që ishin më së shumti në Kupa të Botës.

Gjashtë Botërorë

Carlos Alberto Parreira ishte në gjashtë Kupa të Botës. Ka udhëhequr Kuvajtin në vitin 1982, Emiratet e Bashkuara Arabe (1990), Brazilin (1994 e 2006), Arabinë Saudite (1998) dhe Afrikën e Jugut (2010).
Asnjë trajner nuk është paraqitur në Botërorë sa Parreira.

Braziliani debutoi bashkë me Kuvajtin në vitin 1982, ndërsa udhëhoqi edhe debutimin e Emirateve. Momenti kryesor i Perreiras ishte triumfi me Brazilin në “SHBA 1994”. Ishte titulli i parë i Brazilit që nga viti 1970.

Bora Milutinoviq ishte në pesë Botërorë, me Meksikën, Kosta Rikën, SHBA-në, Nigerinë dhe Kinën.

Portugezi Carlos Queiroz është në Botëror për herë të pestë po ashtu. Ka drejtuar Portugalinë në vitin 2010, Iranin në vitet 2014, 2018 e 2022 dhe tani po e drejton Ganën.

Katër Botërorë me një përfaqësuese

Helmut Schon ka një të arritur të veçantë – katër Botërore me një përfaqësuese. Ai e drejtoi Gjermaninë Perëndimore në Botërorin 1966, 1970, 1974 dhe 1978. 

Me Schonin, gjermanët ishin në vendin e tretë, në vendin e dytë dhe fituan Botërorin në vitin 1974. Ai ka punuar me gjeneratë yjesh dhe ka lënë trashëgimi të çmuar.

Por katër Botërorë me të njëjtën përfaqësuese i ka edhe selektori i Francës, Didier Deschamps. Ai e ka drejtuar Francën rregullisht në ngjarjen globale që nga viti 2014. Do të largohet pas Botërorit që po mbahet në SHBA, Kanada e Meksikë.

Deschamps e fitoi Kupën e Botës si kapiten në vitin 1998, ndërsa si selektor fitoi Botërorin 2018 me Francën. Arriti tjetër finale në vitin 2022.

Në katër Botërorë me Uruguain ishte Oscar Tabarez, kurse Sepp Herberger ishte në Botërorin 1938 me Gjermaninë dhe më pas në Botërorët 1954, 1958 dhe 1962 me Gjermaninë Perëndimore.

Henri Michel, Lajos Baroti dhe Walter Winterbottom po ashtu kanë nga katër Kupa të Botës si trajnerë.

Michel ka drejtuar Francën, Kamerunin, Marokun dhe Bregun e Fildishtë. Baroti shkroi histori me Hungarinë, ndërsa Winterbottom me Anglinë.