Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Skandal në Kupën e Botës, lojtarët e Turqisë kapen duke pirë duhan

Turqia

Përfaqësuesja e Turqisë është goditur nga një skandal, ende pa e zhvilluar ndeshjen e parë në Botëror ndaj Australisë.

Disa lojtarë të Turqisë janë parë në ballkonin e hotelit duke pirë duhan.

Në video shihet mbrojtësi i Fenerbahçes, Caglar Soyuncu, bashkë me dy lojtarë të tjerë.

Turqia u kualifikua pasi fitoi ndaj Rumanisë dhe Kosovës në finale të plejofit për Botëror.

Turqia është në Grupin D me SHBA-në, Paraguain dhe Australinë.

Edhe Guler: I kërkojmë falje tifozëve, jemi të trishtuar Botërori 2026 1 muaj më parë Guler: I kërkojmë falje tifozëve, jemi të trishtuar

Te Përfaqësuesja e Turqisë nuk e kanë komentuar këtë rast.

VIDEO: