Vincenzo Montella po përballet me ndoshta periudhën më të vështirtë të karrierës së tij si përzgjedhës i Turqisë.
Pavarësisht kualifikimit në Kupën e Botës për herë të parë në 24 vjet, tekniku italian po përballet me një presion të madh pas tre humbjeve në Ligën e Kombeve.
Tizoë, media dhe ish-lojtarë turq kanë kritikuar ashpër Montellan.
Montella u bë hero në mars, duke udhëhequr Turqinë drejt kualifikimit në Botëror. Por pas rezultateve zhgënjyese në Kupën e Botës dhe tashmë në Ligën e Kombeve, e ardhmja e Montellas do të varet nga rezultati i ndeshjes të cilën Turqia e luan kundër Italisë të hënën, në kuadër të Grupit A1 të Ligës së Kombeve.
Dueli zhvillohet nga ora 20:45.
Turqia është e fundit pa pikë, ndërsa Italia ka katër pikë. Franca është liderë me shtatë pikë, derisa Belgjika e dyta me gjashtë pikë.