Përfaqësuesja e Turqisë u eliminua nga Botërori pas dy humbjeve në dy ndeshjet e para të grupit.
Turqia të shtunën në orët e hershme të mëngjesit u mposht 1:0 nga Paraguai.
Turqia u mposht edhe në ndeshjen e parë të Grupit D nga Australia me rezultatin 2:0.
Ylli i Real Madridit, Arda Guler, i ka kërkuar falje tifozëve të Turqisë për eliminimin nga Botërori.
Guler gjithashtu tha se skuadra është shumë e trishtuar.
“Jemi vërtet, vërtet të trishtuar. Kjo është gjithashtu e turpshme, u kërkojmë ndjesë tifozëve tanë. Jemi thjesht jashtëzakonisht të trishtuar. Nuk di si t’i shpreh ndjenjat tona”, ka thënë 21-vjeçari.
Edhe
Turqia nuk i realizoi synimet, por i mbetet shpresa për të ardhmen
Me dy humbje të regjistruara, Turqia u bë skuadra e dytë pas Haitit që eliminohet nga Botërori.
Ndeshjen e fundit në grup, Turqia do ta luajë ndaj SHBA-së më 26 qershor.