Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Schmeichel thotë se goli i parë i Messit nuk duhej të pranohej

messi

Ish-portieri legjendar i Danimarkës, Peter Schmeichel, pretendon se një nga golat e argjentinasit Lionel Messi kundër Austrisë, duhej të anulohej për shkak të një faulli të mëparshëm nga Alexis Mac Allister.

“Nuk mendoj se goli parë duhej të kishte mbetur në fuqi. Mac Allister e rrëzoi lojtarin. Duhet të kishte qenë një goditje dënimi. VAR-i duhej ta kishte shikuar situatën. Është një gabim i qartë dhe i dukshëm nga gjyqtari. Dhe kjo është arsyeja pse ndihem pak i frustruar”, tha ish-portieri i Manchester United për “FOX Sports”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo