Tifozët e Anglisë kanë ngritur polemika pas humbjes 2:1 ndaj Argjentinës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, duke pretenduar se goli vendimtar i Lautaro Martinez nuk duhej të pranohej.
Kampionët në fuqi siguruan kualifikimin në finalen e dytë radhazi falë një përmbysjeje dramatike. Anthony Gordon kaloi fillimisht Anglinë në epërsi, ndërsa Enzo Fernandez barazoi rezultatin me një goditje nga distanca. Në minutat shtesë, Lautaro Martinez realizoi golin e fitores me kokë pas një asistimi nga Lionel Messi.
Megjithatë, pas ndeshjes, në rrjetet sociale shumë tifozë anglezë pretenduan se aksioni i golit duhej të ishte ndërprerë për një faull të Messit ndaj mbrojtësit Djed Spence.
Sipas tyre, Messi, teksa tentonte të fitonte topin, preku këmbën e Spence dhe gjyqtari duhej të sinjalizonte faull para se aksioni të vazhdonte.
Pavarësisht kontaktit, Spence arriti të qëndronte në këmbë dhe u përpoq ta ndalte tetë herë fituesin e “Topit të Artë”, por Messi arriti të harkonte në zonë, aty ku Martunez shënoi me kokë golin që i siguroi Argjentinës kalimin në finalen e Kupës së Botës.
VIDEO:
No Foul ❌ No VAR Check ❌ Goal Allowed ✅ https://t.co/1vQDS6A98R pic.twitter.com/JC2qp4HwuL