Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Mijëra tifozë presin përfaqësuesen e Argjentinës, me gjithë humbjen në finale

Argjentina

Mijëra tifozë i bënë ballë të ftohtit dhe shiut të hënën për t’i dhënë mirëseardhje të entuziazmuar përfaqësueses së Argjentinës në futboll. Përfaqësuesja u kthye në shtëpi pa yllin Lionel Messi dhe pasi humbi finalen e Botërorit nga Spanja.

Nuk ishte kthimi që argjentinasit kishin shpresuar. Katër vjet më parë miliona njerëz festuan për fitoren e ekipit në Botërorin në Katar. 

Por sërish kishte tifozë që mbushën rrugët, kënduan, kërcyen dhe ndezën fishekzjarrë për të falënderuar lojtarët.

Messi nuk u pa duke zbritur nga avioni, ndërsa në Argjentinë nuk u kthyen as disa lojtarë të tjerë.

Trajnerit Lionel Scaloni dhe lojtarëve të tjerë iu bë pritje e ngrohtë. Kishte parakalim me autobus të hapur, për të përshëndetur tifozët që ishin rrugëve. Shumë tifozë theksuan se fitorja e vërtetë e Argjentinës ishte ajo 2:1 në gjysmëfinale ndaj Anglisë.

Edhe Spanja feston triumfin në Kupën e Botës Botërori 2026 16 o. më parë Spanja feston triumfin në Kupën e Botës

Messi shkroi në “Instagram” se “dhimbja është e madhe se do të duhet shumë kohë që kjo plagë të shërohet”.

Spanja dominoi plotësisht në finale ndaj argjentinasve. Argjentinasit morën kritika të shumta edhe për veprimet pas ndeshjes, kur sulmuan disa lojtarë të Spanjës.

Argjentina