Argjentina në gjysmëfinale, Zvicra largohet me kokën lart
Argjentinës i janë dashur vazhdimet për ta mposhtur Zvicrën në çerekfinale të Kupës së Botës në futboll.
Të dielën në mëngjes, Argjentina fitoi 3:1 ndaj Zvicrës, që ishte me një lojtar më pak në fushë prej minutës së 72-të.
Julian Alvarez shënoi supergol në minutën e 112-të për epërsinë 2:1 të Argjentinës. Ndërkohë golin e tretë e realizoi Lautaro Martinez në minutën e 122-të. Argjentinën në gjysmëfinale do të përballet me Anglinë.
Alexis Mac Allister e kaloi në epërsi 1:0 Argjentinën në minutën e 10-të. Ai shënoi pas krosimit të Lionel Messit.
Zvicra më pas shfaqi më shumë, ndërsa barazoi në minutën e 67-të. Dan Ndoye ishte realizator.
Por vetëm pesë minuta më pas, Breel Embolo e mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua. Embolo u ndëshkua për herë të dytë me të verdhë për simulim.
Me një lojtar më shumë në fushë, Argjentina shtoi presionin. Por pa realizuar deri në minutën e 112-të, kur Alvarez shënoi me goditje të bukur nga distanca.
VIDEO: 4 GOLAT, KARTONI I KUQ DHE RASTET MË TË MIRA
Granit Xhaka udhëhoqi si kapiten Zvicrën në fushë. Ardon Jashari luajti prej minutës së 96-të.
Derisa Argjentina do të bëhet gati për gjysmëfinale, Zvicra mund të kthehet në shtëpi me kokën lart. Zvicra ishte rivale e barabartë me kampionen ende në fuqi të botës, Argjentinën. Zvicra është paraqitur në çerekfinale pas një kohe shumë të gjatë.
Argjentina në epërsi, supergol nga Alvarez
Julian Alvarez ka shënuar supergol në minutën e 112-të për epërsinë 2:1 të Argjentinës ndaj Zvicrës.
Alvarez shënoi me goditje të bukura nga distanca.
Argjentina e ka një lojtar më shumë në fushë dhe po i afrohet gjysmëfinales.
Shkon në vazhdime edhe ndeshja mes Argjentinës e Zvicrës
Do të luhen të paktën edhe 30 minuta për ta caktuar gjysmëfinalisten e fundit të Botërorit.
Pas 90 minutave lojë në ndeshjen mes Argjentinës dhe Zvicrës, rezultati është 1:1.
Alexis Mac Allister shënoi me asistim të Lionel Messit për epërsinë 1:0 të Argjentinës në minutën e 10-të.
Zvicra barazoi në 1:1 në minutën e 67-të, ndërsa realizator ishte Dan Ndoye. Por vetëm pesë minuta më pas “helvetikët” mbetën me një lojtar më pak në fushë. Breel Embolo mori kartonin e dytë të verdhë për simulim.
Argjentina në fund u hodh në sulm, por pa shënuar golin e fitores.
Përjashtohet Embolo, a u dëmtua Zvicra?
Pak pas barazimit në ndeshjen ndaj Argjentinës, Zvicra mori goditje të rëndë.
Në minutën e 72-të, Breel Embolo u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë. Pas rishikimit të VAR-it, arbitri e ndëshkoi Embolon me të verdhë për simulim. Pasi ishte kartoni i dytë, sulmuesi kryesor i Zvicrës u përjashtua.
Vendimi është pritur shumë rëndë nga Granit Xhaka dhe lojtarët e tjerë të Zvicrës. Sipas tyre arbitri ka dëmtuar rëndë Zvicrën. Embolo la fushën mes lotëve.
Hapet sfida, barazon Zvicra
Zvicra e ka kërkuar golin e barazimit dhe e ka shënuar atë në minutën e 67-të.
Dan Ndoye shënoi në minutën e 67-të për rezultatin 1:1 në ndeshjen ndaj Argjentinës.
Zvicra ka dominuar në fushë, ka krijuar raste dhe tashmë e kërkon gjysmëfinalen e Botërorit.