Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Norvegjia mbështetet te Haalandi ndaj Brazilit

Erling Haalandi

Brazili e vazhdon rrugëtimin drejt trofeut të gjashtë të Kupës së Botës, por në ndeshjen e ardhshme do të sfidohet seriozisht. Përballë Brazilit është Norvegjia, e cila mbështetet në golat e shumtë të sulmuesit të Manchester Cityt, Erling Haaland.

Brazili të dielën nga ora 22:00 në New Yersey përballet me Norvegjinë në ndeshjen e 1/8 së finales së Botërorit. Synimi i të dyja përfaqësueseve është kalimi në çerekfinale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Brazili me vështirësi e eliminoi Japoninë pas fitores 2:1. Madje golin e fitores e realizoi në minutat shtesë me Gabriel Martinellin.

Këtë fazë të turneut të ngjarjes globale, edhe Norvegjia e siguroi pas fitores 2:1. Në 1/16 e finales së Kupës së Botës e mposhti Bregun e Fildishtë.

Si Norvegjia ashtu edhe Brazili kanë futbollistë cilësorë, e shënues të konfirmuar të golave. Norvegjia e ka Haalandin që ka pesë gola në Botëror aktualisht, kurse Brazili e ka yllin e Real Madridit, Vinicius Juniorin. Viniciusi e ka një gol më pak të shënuar.