Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Haaland për fitoren ndaj Brazilit: Ende duket joreale

Haaland

Foto: Associated Press

Eliminimi i Brazilit nga Norvegjia u vlerësua si një nga befasitë më të mëdha të Kupës së Botës.

Edhe sulmuesi Erling Haaland, thotë se i duket ende e pabesueshme që Norvegjia eliminoi pesë herë kampionin e Botës, Brazilin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sulmuesi 25-vjeçarë shënoi dy gola në fitoren 2:1 të Norvegjisë. Falë shkëlqimit të tij ndaj Brazilit, Norvegjia avancoi në çerekfinale të Kupës së Botës.

“Ende duket joreale, si diçka kaq e pabesueshme. Nuk e kisha imagjinuar kurrë se kjo mund të ndodhte. Kjo është e mahnitshme dhe marramendëse”, tha Haalandi të enjten në kanalin e tij në You Tube.

Sulmuesi norvegjez ka shënuar shtatë gola deri më tani. Vetëm Lionel Messi ka shënuar më shumë gola në këtë Botëror, duke kryesuar në listën e golashënuesve me tetë gola. Shtatë gola i ka edhe Kylian Mbappe.

Norvegjia do të përballet të shtunën në çerekfinale kundër Anglisë nga ora 23:00.