Pak pas fundit të ndeshjes me Afrikën e Jugut, të dielën mbrëma, selektori i Kanadasë, Jesse Marsch, mblodhi lojtarët e tij dhe mbajti një fjalim frymëzues.
“Heronjtë e Kanadasë”, e quajti ai ekipin e futbollit që fitoi për herë të parë ndeshje të fazës nokaut në Botëror dhe arriti në 1/8 e finales.
“E ardhmja e sportit në këtë vend është madhështore për shkakun tuaj”, ka vazhduar Marsch.
Ai është i njohur për komentet e zjarrta. Por këtë herë fjalimi i tij ishte i bazuar. Futbolli në Kanada po ndryshon.
“Tani po njihet si futboll, jo si ‘soccer’”, tha një tifoz. “Kanada po bëhet vend i futbollit”.
Edhe
Kanadaja synon befasi ndaj Marokut shumë të fortë
Ky ishte synimi i Marschit kur u bë selektor i Kanadasë dy vjet më parë. Dukej mision i pamundur për vendin ku sporti kryesor është hokeji mbi akull.
Meksika e organizoi ndeshjen e parë, ndërsa në SHBA luhet finalja. Shumë më pak vëmendje kishte për Kanadanë, që në një mënyrë ishte si “nikoqire e harruar” e Botërorit, shkruan BBC.
Por kanadezët përfunduan punën e tyre, duke ndikuar që interesimi të rritet edhe me sukses në fushë.
Kapiteni i Kanadasë, Alphonso Davies është mësuar me turma të mëdha e të çmendura pas futbollit.
VIDEO:
🗣️ Jesse Marsch delivered a beautiful speech to the Canadian team after our historic win against South Africa:
“You are Canadian Heroes…..” 🇨🇦🇨🇦🇨🇦🇨🇦 #FIFAWorldCup pic.twitter.com/ZvzL5G26b9— Klay 🇵🇹🇨🇦 (@UtdKlay) June 28, 2026
Edhe
Heroi i Kanadasë thotë se goli ndaj Afrikës së Jugut i jep motiv
Ai luan për Bayernin. Por Davies ka vënë re ndryshimin në Kanada që nga fillimi i Kupës së Botës. Ai qau kur pa shumë tifozë me fanella të përfaqësueses për ndeshjen e parë në Toronto.
“Nuk kam parë kurrë kaq shumë kanadezë në një ndeshje të futbollit më parë”, tha Davies për ndeshjen ndaj Bosnjë-Hercegovinës.
Në ndeshjen e parë të fazës nokaut, Kanadaja fitoi 1:0 ndaj Afrikës së Jugut, kurse e shënoi golin në minutat shtesë.
Natyrisht, nuk duhet nënvlerësuar paraqitja në fushë e kanadezëve. Para këtij Botërori, ata kishin gjashtë ndeshje e gjashtë humbje në skenën globale. Por menjëherë morën pikë historike ndaj boshnjaëve.
Erdhi fitorja 6:0 ndaj Katarit, ndërsa humbja nga Zvicra mohoi mundësinë që Kanadaja të luante në shtëpi ndeshjen ndaj Afrikës së Jugut. Por numër i madh i tifozëve udhëtuan për ta mbështetur përfaqësuesen në Los Angeles të SHBA-së.
Është hera e parë në histori që një vend organizator i Kupës së Botës luajti jashtë vendit të tij. Dhe dukej sikur Kanadaja po luante në shtëpi, për shkak të mbështetjes së madhe nga tifozët.
Edhe
Kanadaja avancon me gol të minutave shtesë
Ndeshje shumë më e vështirë e pret Kanadanë në raundin tjetër. Por pavarësisht rezultatit, futbolli ka ndryshuar në Kanada. Tifozët kujtojnë kohën kur ishin pakicë edhe në ndeshjet e Kanadasë në shtëpi.
Tani kanadezët po bëhen gati për ndeshjen e dytë me eliminim direkt në Botëror, me synim për befasinë e madhe.