Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Foden ndoqi Anglinë nga një “pub”, befasohen anglezët

foden

Tifozët anglezë u habitën kur futbollisti Phil Foden u shfaq në një “pub” për të parë Anglinë në Kupën e Botës.

Futbollisti i Manchester Cityt hyri papritur në pubin “Bay Tree” në Grove dhe shikoi ndeshjen mes Anglisë dhe Meksikës (3:2).

Siç shkruan “The Sun”, Foden u shfaq në pub pak para fillimit të ndeshjes, pasi kishte marrë pjesë në garën e Formula 1 në Silverstone më herët atë ditë.

Të pranishmit, siç raportohet nga “The Sun”, “nuk mund t’u besonin syve”, ndërsa mesfushori e shikonte me qetësi ndeshjen në shoqërinë e miqve. Pubi ishte i mbushur me rreth njëqind tifozë.

Foden mbeti jashtë skuadrës së Thomas Tuchel, ndërsa nuk hezitoi të bëjë fotografi me shikuesit.

“Ishte një surprizë e këndshme”, tha një nga klientët e kënaqur të lokalit. “Ai piu një ‘Coca-Cola’ dhe ishte i lumtur të bënte foto me vendasit. Ishte fantastike ta shihnim në komunitetin tonë”.

Edhe Fodeni dhe “i shokuari” Maguire e humbin Botërorin Futboll Fodeni dhe “i shokuari” Maguire e humbin Botërorin

Futbollisti anglez qëndroi në pub gjatë gjithë ndeshjes dhe u largua menjëherë pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit.

Ai për Anglinë ka 49 ndeshje dhe katër gola.

No description available.