Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Franca e Anglia kërkojnë pak ngushëllim

Franca

Franca do të përballet me Anglinë të shtunën në “Miami Stadium”.  Të dy përfaqësueset e mëdha evropiane synojnë vend në podiumin e Kupës së Botës, përkatësisht pak ngushëllim pasi mbetën jashtë finales.

Ndeshja nis në orën 23:00, sipas kohës në Kosovë.

Është ndeshja e 103-të e këtij Botërori. Franca u mposht nga Spanja 2:0, ndërsa Anglia humbi 2:1 nga Argjentina, ndonëse ishte në epërsi të një goli. 

Për Kylian Mbappen është rast i artë që ta vazhdojë garën për “Këpucën e Artë”. Bashkë me Lionel Messin i kanë nga tetë gola. Harry Kane dhe Jude Bellingham të Anglisë, i kanë nga gjashtë.

Për Francën do të jetë ndeshja e katërt për medaljen e bronztë. Medalje të bronztë ka marrë në vitin 1958 në duelin ndaj Gjermanisë Perëndimore dhe në vitin 1986 pas fitores ndaj Belgjikës. E humbi ndeshjen e Botërorit 1982 nga Polonia. Anglia ndeshje për vend të tretë luan për herën e tretë. Ka humbur nga Italia dhe Belgjika, në vitet 1990 dhe 2018. 

Anglia dhe Franca janë takuar 32 herë. Tri prej tyre ishin në Kupën e Botës. Anglia i kishte fituar dy ndeshjet e fazës grupore të viteve 1966 dhe 1982, ndërsa u mposht në çerekfinale të Botërorit “Katari 2022”.