Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Spektakël golash, Anglia e treta në botë

anglia

Bukayo Saka ka shënuar “hat-trick” për ta udhëhequr Anglinë drejt fitores në ndeshjen për vendin e tretë në Kupën e Botës. 

Anglia fitoi 6:4 ndaj Francës, në ndeshjen që u shndërrua në spektakël golash.

VIDEO: 6 golat e Anglisë dhe 4 golat e Francës

 

Pas pjesës së parë anglezët kishin epërsi të pabesueshme prej 4:0. Por Franca u kthye në pjesën e dytë duke ngushtuar rezultatin në 4:3. 

Megjithatë Saka shënoi gol nga penalltia në minutën e 87-të për rezultatin 5:3. Në minutën e gjashtë shtesë, Ousmane Dembele shënoi për 5:4. Por kjo nuk ishte e tëra. Jude Bellingham shënoi supergol po ashtu, në minutën e tetë shtesë për 6:4.

Declan Rice, Ezri Konsa dhe Saka dy herë, shënuan për Anglinë në pjesën e parë. 

Edhe Anglia e shënon golin e pestë, "hat-trick" nga Saka Botërori 2026 4 o. më parë Anglia e shënon golin e pestë, "hat-trick" nga Saka

Franca u përgjigj në të dytën me dy gola të Kylian Mbappe dhe një të Bradley Barcola. Mbappe asistoi për Barcolan, kurse Michael Olise asistoi për dy golat e Mbappes.

Mbappe tani i ka dhjetë gola në këtë Botëror, dy më shumë se Lionel Messi. Ndërkohë është bërë edhe golashënuesi më i mirë në histori të Kampionateve Botërore me 22 gola. Messi i ka 21. 

Jo të gjithë pajtohen që të luhet ndeshja për vend të tretë në Botëror. Por ndeshja e luajtur në natën mes të shtunës e të dielës ishte “festival golash”.

Lexo përditësimet tjera
anglia

Spektakël golash, Anglia e treta në botë