Kush është lojtari i ndeshjes?
Shumë shkëlqyen, por vetëm njëri zgjedhet lojtar i ndeshjes.
Ky çmim për ndeshjen mes Francës dhe Anglisë i takoi Bukayo Sakas.
Ai realizoi hat-trick për fitoren 6:4 të anglezëve.
Saka është bërë vetëm lojtari i katërt anglez me tregolësh në Kupën e Botës. Harry Kane e arriti këtë në vitin 2018, Gary Lineker në vitin 1986 dhe Geoff Hurst në vitin 1966.
Olise vendos rekord për asistime
Michael Olise lëshoi disa raste të mira në humbjen 6:4 të Francës nga Anglia.
Por Olise i bëri dy asistime dhe tashmë është rekordmen.
Është lojtari i parë që i bënë plot shtatë asistime në një edicion të Kupës së Botës.
Pele e mbante rekordin e kaluar me gjashtë asistime.
Kur janë shënuar dhjetë apo më shumë gola në një ndeshje Botërori
Ndeshja mes Francës dhe Anglisë është e para me dhjetë apo më shumë gola në Kupë të Botës që ajo në mes të Hungarisë dhe El Salvadorit, në vitin 1982.
Hungaria e kishte mposhtur El Salvadorin me rezultatin 10:1.
Anglia sonte fitoi 6:4 ndaj Francës në ndeshje për vend të tretë.
Spektakël golash, Anglia e treta në botë
Bukayo Saka ka shënuar “hat-trick” për ta udhëhequr Anglinë drejt fitores në ndeshjen për vendin e tretë në Kupën e Botës.
Anglia fitoi 6:4 ndaj Francës, në ndeshjen që u shndërrua në spektakël golash.
Pas pjesës së parë anglezët kishin epërsi të pabesueshme prej 4:0. Por Franca u kthye në pjesën e dytë duke ngushtuar rezultatin në 4:3.
Megjithatë Saka shënoi gol nga penalltia në minutën e 87-të për rezultatin 5:3. Në minutën e gjashtë shtesë, Ousmane Dembele shënoi për 5:4. Por kjo nuk ishte e tëra. Jude Bellingham shënoi supergol po ashtu, në minutën e tetë shtesë për 6:4.
Declan Rice, Ezri Konsa dhe Saka dy herë, shënuan për Anglinë në pjesën e parë.
Franca u përgjigj në të dytën me dy gola të Kylian Mbappe dhe një të Bradley Barcola. Mbappe asistoi për Barcolan, kurse Michael Olise asistoi për dy golat e Mbappes.
Mbappe tani i ka dhjetë gola në këtë Botëror, dy më shumë se Lionel Messi. Ndërkohë është bërë edhe golashënuesi më i mirë në histori të Kampionateve Botërore me 22 gola. Messi i ka 21.
Jo të gjithë pajtohen që të luhet ndeshja për vend të tretë në Botëror. Por ndeshja e luajtur në natën mes të shtunës e të dielës ishte “festival golash”.
Anglia e shënon golin e pestë, "hat-trick" nga Saka
Anglia po udhëheq 5:3 ndaj Francës.
Nga pika e bardhë në minutën e 87-të shënoi Bukayo Saka. Ai kompletoi tregolëshin.
S'ndalet Mbappe, shënon sërish
Kylian Mbappe ka shënuar golin e dhjetē në Botëror.
Ai realizoi golin e tretë për Francën që tani po pëson 4:3 nga Anglia.
Mbappe shënoi në minutën e 67-të.
Tani Mbappe është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorëve me 22 gola.
A po kthehet Franca, shënon golin e dytë
Franca ka shënuar golin e dytë në ndeshjen ndaj Anglisë.
Bradley Barcola realizoi me asistim të Mbappes në minutën e 54-t. Anglia tani udhëheq 4:2.
Shënon Mbappe, kalon Messin
Kylian Mbappe ka shënuar gol për Francën në minutën e 48-të.
Franca tani po pëson 4:1 nga Anglia.
Mbappe tani i ka 9 gola, një më shumë se Lionel Messi.
Sa i takon golashënuesve më të mirë në histori, të dy i kanë nga 21 gola.
Franca drejt humbjes më të rëndë në histori në Botëror
Anglia e ka shkatërruar Francën në pjesën e parë të ndeshjes për vend të tretë.
Dhe nëse ky rezultat mbetet në fund, do të jetë humbja më e rëndë e Francës në Kupë të Botës.
Asnjëherë francezët nuk kanë humbur me rezultatin 4:0 në ngjarjen globale.
Përshëndetja po del të jetë e hidhur për selektorin Didier Deschamps. Për të është ndeshja e fundit në krye të Francës.
Anglia po e “shkatërron” Francën pas pjesës së parë
Përfaqësuesja e Anglisë është duke fituar thellë 4:0 ndaj Francës pas pjesës së parë, në ndeshjen e vlefshme për vendin e tretë.
Mesfushori i Arsenalit, Declan Rice, e shënoi golin e parë në minutën e tretë.
Ai realizoi gol të bukur nga distanca.
Rice asistoi edhe për Ezri Konsan, i cili realizoi me kokë pas një goditjeje nga këndi në minutën e 18-të për 2:0.
Golin e tretë e realizoi Bukayo Saka në minutën e 37-të me asistim të Marcus Rashfordit.
Saka e shënoi edhe golin e katërt në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.
Sulmuesi i Arsenalit u asistua nga Eberechi Eze.
Anglia po e “shkatërron” Francën
Anglia e ka shënuar edhe golin e katërt ndaj Francës, në ndeshjen e vlefshme për vendin e tretë.
Bukayo Saka e realizoi edhe golin e katërt në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.
Saka shënon, Anglia po fiton 3:0
Bukayo Saka e ka shënuar golin e tretë për Anglinë në përballjen ndaj Francës.
Saka për 3:0 realizoi në minutën e 37-të.
🚨 Rashford missed but Bukayo Saka is there! England make it 3-0
— Goals Xtra (@GoalsXtra) July 18, 2026
🇫🇷 France 0-3 England 🏴
pic.twitter.com/41RkieW5kt https://t.co/mnfmrvYiFU
Anglia shënon edhe golin e dytë
Anglia e ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Francës.
Ezri Konsa shënoi me kokë për 2:0 në minutën e 18-të.
Ndeshja është e vlefshme për vendin e tretë. Golin e parë e realizoi Declan Rice.
Epërsi e hershme e Anglisë ndaj Francës
Anglia ka kaluar në epërsi ndaj Francës.
Për 1:0 realizoi mesfushori i Arsenalit, Declan Rice në minutën e tretë. Ai realizoi gol të bukur nga distanca.
Ndeshja është e vlefshme për vendin e tretë.
Mbappe i prin sulmit të Francës, tek Anglia nuk starton Kane
Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen për vend të tretë ndërmjet Francës dhe Anglisë.
Sulmit të Francës i prin Kylian Mbappe që ka tetë gola të realizuar në këtë Botëror.
Ndërsa tek Anglia në formacionin startues nuk është kapiteni Harry Kane.
Formacioni i Francës: Maignan, Hernandez, Lacroix, Konate, Gusto, Rabiot, Zaure-Emery, Doue, Cherki, Olise, Mbappe
Formacioni i Anglisë: Henderson, Quansah, Konsa, Guehi, Spence, Rice, Saka, Eze, Rogers, Rashford, Toney
