Anglia është përshkruar si “pushtuese” dhe “pirate uzurpuese” nga zëvendëspresidentja e Argjentinës, para ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Botës.
Argjentina dhe Britania e Madhe kanë edhe telashe politike prej vitit 1982 për Ishujt Falkland.
“Luajmë ndaj pirates uzurpuese. Kjo nuk është vetëm një ndeshje tjetër. Nuk do të bëhem e drejtë politikisht apo me zemër të ftohtë, kundër Anglisë është gjithmonë diçka më shumë. Është Malvinas, është Diego, është e fundit e Leos dhe do t’u vë frena pushtuesve. Përpara Argjentina! Sepse deri në frymën e fundit ne do ta marrim atë që na takon!”, ka shkruar zëvendëspresidentja e Argjentinës, Victoria Villarruel, në platformën X.
Las Malvinas është emrin për Ishujt Falkland, sipas argjentinasve.
Ky territor vazhdon t’i takojë Mbretërisë së Bashkuar.
Argjentina me rikthim mahnitës për finalen e dytë rresht
Argjentina ka arritur fitore dramatike në gjysmëfinale dhe luftoi shumë përballë Anglisë në “Atlanta Stadium”. I...-
Shtëpia e Bardhë i del në mbrojtje Argjentinës për pankartën me mesazh politik
-
Veteranët e luftës në Argjentinë me kërkesë para ndeshjes ndaj Anglisë
-
Argjentina krijon “ditë të veçantë” për ta shënuar fitoren ndaj Anglisë
-
Baneri në Kupën e Botës shndërron “Malvinet” në obsesion te të rinjtë në Argjentinë
-
Dalin pamje të reja të frustrimit të Bellinghamit