Një organizatë e veteranëve të luftës në Argjentinë ka kërkuar nga tifozët të fokusohen në futboll në vend që ta përdorin ndeshjen kundër Anglisë si platformë për të shtyrë përpara pretendimet e sovranitetit mbi ishujt e Atlantikut Jugor.
Argjentina dhe Britania e Madhe patën në vitin 1982 një konflikt të shkurtër mbi ishujt e njohur nga britanikët si Ishujt Falkland dhe nga argjentinasit si Ishujt Malvina. Gjatë asaj lufte vdiqën 649 ushtarë argjentinas dhe 255 ushtarë britanikë.
Argjentina dhe Anglia takohen të mërkurën nga ora 21:00 në gjysmëfinale të Botërorit.
Një pjesë e tifozëve e kanë vlerësuar “më shumë se ndeshje” për shkak të asaj lufte.
Por grupi i veteranëve ka thënë se kjo “nuk ishte ndeshje e armatosur dhe as kompensim historik”, duke u bërë thirrje tifozëve dhe publikut të gjerë të nderojnë kujtimin e ushtarëve argjentinas të vrarë në konflikt, pa promovuar urrejte apo ksenofobi.
Edhe
Masa shtesë të sigurisë për ndeshjen Angli – Argjentinë
“Sovraniteti mbrohet në forumet ndërkombëtare përmes diplomacisë, së vërtetës historike dhe kërkesës paqësore dhe të panegociueshme, të sanksionuar në kushtetutën tonë kombëtare”, ka thënë në një dekleratë Federata e Veteranëve të Luftës e 2 Prillit. “Është thelbësore të vendosim një vijë të qartë dhe të palëkundur midis pasionit sportiv dhe kauzës kombëtare. Topi rrotullohet, krenaria për ngjyrat tona shumëfishohet, por kujtesa mbetet e paprekur”.
Britania pretendon sovranitet mbi ishujt dhe ka prani ushtarake në ta. Ndërsa Argjentina vazhdon të pretendojë ishujt përmes kanaleve diplomatike dhe organizatave ndërkombëtare, duke përfshirë Kombet e Bashkuara.
Gjatë Botërorit, tifozët dhe lojtarët e Argjentinës kanë kënduar një këngë që i referohej Ishujve, Diego Maradonës dhe përpjekjes së Lionel Messit për t’i dhënë fund karrierës ndërkombëtare me titullin e dytë të botës.
Megjithatë, lojtarët dhe stafi i trajnerëve të Argjentinës janë përpjekur të qetësojnë diskutimet për rivalitetin para ndeshjes të së mërkurës. Përzgjedhësi Lionel Scaloni ka thënë se nuk do të ketë asgjë më shumë se futboll kur të dy ekipet të takohen në Atlanta.
Edhe
Çfarë kërkese ka paraqitur Argjentina në FIFA?
Edhe portieri i Anglisë, Jordan Pickford, tha se gjysmëfinalja ishte thjesht ndeshje futbolli.
Argjentina dhe Anglia kanë një nga rivalitetet më të famshme në futbollit ndërkombëtar. Ai rivalitet është krijuar në disa superndeshje në Kupën e Botës, përfshirë atë çerekfinale në vitin 1986. Gjatë asaj ndeshjeje u shënua goli i famshëm i legjendës Maradona, që mbeti i njohur në histori si “Dora e Zotit”.