Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zyrtari taleban bën thirrje për rihapje të shkollave për vajza

Anëtari i lartë i Qeverisë së udhëhequr nga talebanët në Afganistan, Sher Mohammad Abbas Stanikzai, u ka bërë thirrje liderëve të shtetit që të rihapin shkollat për vajzat pas klasës së gjatë.

Sipas Stanikzait, i cili mban pozitën e zëvendësministrit të Jashtëm, nuk ekziston arsye valide në Islam për një ndalesë të tillë.

Thirrja e tij ka ardhur gjatë një takimi që kanë mbajtur talebanët në Kabul.

Kërkesa e tij ka qenë në rrallë në mesin e masave të ashpra që kanë vendosur talebanët prej kur kanë marrë pushtetin në gusht të vitit 2021.

Masat përfshijnë ndalesë për shkollim të vajzave nga klasa e gjashtë e tutje.

Edhe Ndalimi i shkollimit të grave thellon krizën në Afganistan Botë Ndalimi i shkollimit të grave thellon krizën në Afganistan

Grave u kërkohet të vendosin mbulesë nga koka deri te këmbët dhe që t’iu shihen vetëm sytë.

Talebanët kanë thënë se janë duke punuar në një plan për të rihapur shkollat për vajzat, mirëpo nuk ka dhënë ndonjë afat kohor.

Kombet e Bashkuara e kanë konsideruar ndalesën “të turpshme”.

Ndonëse janë bërë më shumë se një vit prej ardhjes në pushtet, asnjë shtet në botë nuk e ka njohur udhëheqësinë e talebanëve deri më tani.

“Është shumë e rëndësishme që edukimi t’i ofrohet secilit, pa diskriminim”, ka thënë Stanikzai.

“Gratë duhet të edukohen, nuk ka ndalesë në Islam për edukim të vajzave”.

“Le të mos u japim mundësi të tjerëve që të krijojnë ndasi në mes të Qeverisë dhe njerëzve”, ka shtuar ai.

“Nëse ekzistojnë çështjet teknike, ato duhet të zgjidhen dhe shkollat për vajza duhet të hapen”.

Edhe Talebanët vështirësojnë edhe më tej jetën e grave, dalin me një urdhëresë të re Botë Talebanët vështirësojnë edhe më tej jetën e grave, dalin me një urdhëresë të re

Kombet e Bashkuara kanë thënë disa herë se janë të shqetësuara për të drejtat e grave dhe vajzave, dhe pjesës tjetër të popullatës në Afganistan.

Sipas tyre, ndalesa të tilla mund të rrisin krizën në këtë vend dhe të rezultojnë me pasiguri, varfëri dhe izolim. /REL