Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

OKB-ja u bën thirrje talebanëve t’i heqin kufizimet ndaj grave

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka dënuar politikat e qeverisë talebane kundër grave dhe vajzave në Afganistan. Javën e kaluar, talebanët ua ndaluan grave të shkojnë në universitete dhe të punojnë për organizatat joqeveritare.

Këshilli i Sigurimit prej 15 anëtarësh ka thënë se ishte “thellësisht i shqetësuar” nga kufizimet në rritje në arsimimin e grave. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka thënë se kufizimet e fundit duhet të hiqen. Këshilli i Sigurimit ka bërë thirrje për pjesëmarrje të plotë, të barabartë dhe kuptimplote të grave dhe vajzave në jetën e përditshme në Afganistan. Talebanëve u është bërë thirrje të hapin shkolla dhe të ndryshojnë shpejt këtë politikë dhe praktikë, e cila paraqet mosrespekt në rritje për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore.

“Ndalimi i grave që punojnë në organizatat humanitare do të ketë një efekt të rëndësishëm dhe të menjëhershëm në operacionet humanitare në vend, duke përfshirë OKB-në”, thuhet në deklaratë.

Guterres ka thënë se kufizimet e fundit ishin “shkelje të pajustifikuara të të drejtave të njeriut”.

Të paktën pesë OJQ-të kryesore kanë pezulluar operacionet në Afganistan pasi qeveria talebane i ndaloi gratë të punojnë për to. Care International, Këshilli Norvegjez për Refugjatët (NRC) dhe Save the Children kanë thënë se nuk mund të vazhdonin punën e tyre “pa stafin tonë të gjinisë femërore”.

Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit gjithashtu ka pezulluar shërbimet, ndërsa Islamic Relief ka thënë se po ndalonte pjesën më të madhe të punës.

Edhe Talebanët ndalojnë librat e shkruar nga gratë në universitetet afgane Botë Talebanët ndalojnë librat e shkruar nga gratë në universitetet afgane

Javën e kaluar, talebanët arrestuan pesë gra që morën pjesë në protestat në kryeqytetin afgan, Kabul, mbi ndalimin e arsimimit të grave. Janë arrestuar edhe tre gazetarë. Që nga rifitimi i kontrollit të vendit vitin e kaluar, talebanët kanë kufizuar vazhdimisht të drejtat e grave, pavarësisht premtimeve se sundimi i tyre do të ishte më i butë se regjimi i viteve 1990.

Grave u ndalohet gjithashtu hyrja në parqe dhe shumë vende të tjera publike.