Qeveria talebane në Afganisran po i fut në burg gratë e mbijetuara të dhunës dhe pretendon se po e bën këtë për mbrojtjen e tyre, sipas një raporti të OKB-së.
OKB-ja ka thënë se kjo praktikë dëmton shëndetin mendor dhe fizik të të mbijetuarave.
Nuk ka më as strehimore të sponsorizuara nga shteti për gratë padi qeveria nuk sheh nevojë për qendra të tilla, thuhet në raport.
Shtypja e të drejtave të grave nga talebanët në Afganistan është nga më të ashprat në botë.
Misioni i Kombeve të Bashkuara në Afganistan (UNAMA) ka thënë se dhuna me bazë gjinore kundër grave afgane ka qenë në rritje edhe para se talebanët ta merrnin pushtetin.
Zyrtarë talebanë thanë se nuk kishte nevojë për strehimore pasi gratë duhet të jenë me bashkëshortët apo familjarët burra. Një tha se strehimoret e tilla ishin “koncept perëndimor”.
Zyrtarët thanë se do t’i kërkonin anëtarëve burra të familjes të “angazhohen” që të mos i lëndojnë të mbijetuarat.
Edhe
Talebanët ndalojnë librat e shkruar nga gratë në universitetet afgane
Kur gruaja nuk ka familjarë burra të qëndrojë me ta, ose kur ka shqetësime për sigurinë, e mbijetuara dërgohen në burg “për mbrojtjen e saj”, thuhet në raport.
Vajzat në Afganistan nuk lejohen të shkojnë në shkolla. Adoleshentet dhe gratë janë të ndaluara të hyjnë në shkolla e universitete.
Ato nuk lejohen në parqe, palestra dhe pishina. Sallonet e bukurisë janë mbyllur, kurse gratë duhet në vishen në atë mënyrë që të tregojnë vetëm sytë. Ato duhet të shoqërohen nga të afërm burra nëse udhëtojnë më shumë se 72 kilometra.
-
OKB: Afganistani po vuan nga “kriza të shumëfishta” përveç tërmetit
-
Herati nën kontroll: Si talebanët po i japin fund qytetit më kozmopolit të Afganistanit
-
BE-ja pret për herë të parë në Bruksel një delegacion taleban, ngjall kritika
-
Rrëfime tronditëse nga Sudani: dhunë seksuale dhe rrëmbime gjatë luftës