Talebanët kanë urdhëruar që sallonet e bukurisë dhe flokëve në Afganistan të mbyllen në kufizimet e fundit që u janë bërë grave.
Autoritetet afgane kanë thënë se bizneset kanë afat një muaj që të përfundojnë të gjitha aktivitetet, duke filluar nga 2 korriku kur fillimisht ishin njoftuar.
Liritë e grave janë kufizuar që kur talebanët kanë marrë pushtetin në vitin 2021, raportoi BBC.
Ata kanë ndaluar vajzat dhe gratë nga shkollat, palestrat dhe parqet, dhe së fundmi i ndaluan edhe që të punojnë për Kombet e Bashkuara.
Talebanët po ashtu kanë vënë rregulla për veshjen e grave, në atë mënyrë që ato të zbulojnë vetëm sytë dhe duhet të shoqërohen nga një i afërm mashkull nëse duan të udhëtojnë për më shumë se 72 kilometra.
Kufizimet kanë vazhduar edhe pas dënimit të ndërkombëtarëve dhe protestave të grave e aktivistëve që kanë folur në krah të tyre.
-
Nga “dita e fitores” te kufizimet ndaj grave - pesë vjet nga rikthimi i talebanëve në pushtet
-
Talebanët do t’i mbyllin të gjitha OJQ-të që punësojnë gra afgane
-
Talebanët arrestojnë disa gra për shkak të hixhabit
-
Talebanët mbyllin sallonet e bukurisë në Afganistan
-
Talebanët vazhdojnë ta kufizojnë lirinë e grave, ua ndalojnë punën në OJQ