Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Olha Stefanishnya, në një intervistë për BBC të dielën ka thënë se ushtria ukrainase është më e fortë se kurrë më parë.
Mirëpo, ajo thotë se situata po vazhdon të bëhet më e rëndë, pasi Rusia ka nisur një valë të re të “planit terrorist”.
Ajo ka treguar se si spitalet dhe çerdhet e fëmijëve janë bombarduar nëpër qytetet ukrainase.
“Përkundër përkushtimit të Ukrainës për t’i rezistuar pushtimit, nuk ka mbaruar lufta. Humbjet e mëdha të Rusisë, përfshirë në jetë të ushtarëve, nuk po e frenojnë Vladimir Putinin, por janë duke e inkurajuar për agresion të mëtutjeshëm”, ka thënë Olha.
Artikuj të ngjashëm
-
Ukraina pret që Rusia t’i ashpërsojë sulmet pas takimit Trump-Putin
-
Zelensky: Rusia po përgatitet për ofensivë të re ushtarake
-
Zelensky paralajmëron sulme të reja ruse ndaj sektorit energjik
-
Zelensky: Nevojiten më shumë ushtarë dhe pajisje për ta ndalur ofensivën ruse
-
Zelensky: Po përgatiten pako të reja me ndihma ushtarake