Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar të martën se Ushtria ruse s’po përgatitet për t’i dhënë fund luftës, porse “po bën lëvizje që tregojnë se po bëhen përgatitje për ofensiva të reja ushtarake”, teksa i ka falënderuar udhëheqësit evropianë për mbështetjen.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zelensky ka shkruar se është thelbësore që uniteti i pikëpamjeve “të mos kërcënohet”, gjersa iu ka bërë thirrje aleatëve të Ukrainës të ushtrojnë më shumë presion ndaj Rusisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Çështjet që lidhen me sigurinë e Ukrainës dhe Evropës diskutohen nga të gjithë ne së bashku. Çdo vendim duhet të jetë vlerë e shtuar për kapacitetet tona të sigurisë. E nëse Rusia refuzon të ndalojë vrasjet, atëherë duhet të mbahet përgjegjëse”, ka thënë ai.
Ai e ka mbështetur gjithashtu planin e presidentit amerikan, Donald Trump, për takim me presidentin rus, Vladimir Putin, tek ka thënë se “natyrisht, që të gjithë e mbështesim vendosmërinë e presidentit Trump, dhe së bashku ne duhet të formësojmë pozicionet që s’do ta lejojnë Rusinë që ta mashtrojë botën përsëri”.
“Për aq kohë sa ata e vazhdojnë luftën dhe okupimin, të gjithë ne së bashku duhet të ushtrojmë presion, presionin e forcës, presionin e sanksioneve, presionin e diplomacisë. I falënderoj të gjithë që po na ndihmojnë. Paqe përmes forcës”, ka shtuar Zelensky.