---
description: Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar të martën se Ushtria ruse s’po përgatitet për t’i dhënë fund luftës, porse “po bën lëvizje që tregojnë
title: "Zelensky: Rusia po përgatitet për ofensivë të re ushtarake"
image: https://resources.koha.net/images/2025/August/12/f81df76b-ed27-48cd-a2a7-0ec8097e2ec0.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Zelensky: Rusia po përgatitet për ofensivë të re ushtarake

![Volodymyr Zelensky](https://resources.koha.net/images/2025/August/12/f81df76b-ed27-48cd-a2a7-0ec8097e2ec0.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 12 gusht 2025 14:11
- Shpërndaje në:

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abobohu në Viber")

- 12 gusht 2025 14:11
- Shpërndaje në:

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar të martën se Ushtria ruse s’po përgatitet për t’i dhënë fund luftës, porse “po bën lëvizje që tregojnë se po bëhen përgatitje për ofensiva të reja ushtarake”, teksa i ka falënderuar udhëheqësit evropianë për mbështetjen.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zelensky ka shkruar se është thelbësore që uniteti i pikëpamjeve “të mos kërcënohet”, gjersa iu ka bërë thirrje aleatëve të Ukrainës të ushtrojnë më shumë presion ndaj Rusisë.

“Çështjet që lidhen me sigurinë e Ukrainës dhe Evropës diskutohen nga të gjithë ne së bashku. Çdo vendim duhet të jetë vlerë e shtuar për kapacitetet tona të sigurisë. E nëse Rusia refuzon të ndalojë vrasjet, atëherë duhet të mbahet përgjegjëse”, ka thënë ai.

Ai e ka mbështetur gjithashtu planin e presidentit amerikan, Donald Trump, për takim me presidentin rus, Vladimir Putin, tek ka thënë se “natyrisht, që të gjithë e mbështesim vendosmërinë e presidentit Trump, dhe së bashku ne duhet të formësojmë pozicionet që s’do ta lejojnë Rusinë që ta mashtrojë botën përsëri”.

“Për aq kohë sa ata e vazhdojnë luftën dhe okupimin, të gjithë ne së bashku duhet të ushtrojmë presion, presionin e forcës, presionin e sanksioneve, presionin e diplomacisë. I falënderoj të gjithë që po na ndihmojnë. Paqe përmes forcës”, ka shtuar Zelensky.

[#Volodymyr Zelensky](https://www.koha.net/tag/volodymyr-zelensky) [#rusia](https://www.koha.net/tag/rusia) [#ukraina](https://www.koha.net/tag/ukraina) [#Donald Trump](https://www.koha.net/tag/donald-trump) [#shba](https://www.koha.net/tag/shba) [#lufta](https://www.koha.net/tag/lufta)

Artikuj të ngjashëm

- [![Zelensky shprehet i gatshëm të ecë përpara me marrëveshjen e paqes](https://resources.koha.net/images/2025/August/18/38ea2326-f420-420c-b758-d83f8e397d20.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 25 nën 2025 Zelensky shprehet i gatshëm të ecë përpara me marrëveshjen e paqes](https://www.koha.net/bote/zelensky-shprehet-i-gatshem-te-ece-perpara-me-marreveshjen-e-paqes)
- [![Zelensky: Putini po përgatitet ta sulmojë edhe një shtet tjetër evropian](https://resources.koha.net/images/2025/July/25/9e490418-195b-4895-a217-b45746f9f31d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 27 sht 2025 Zelensky: Putini po përgatitet ta sulmojë edhe një shtet tjetër evropian](https://www.koha.net/bote/zelensky-putini-po-pergatitet-ta-sulmoje-edhe-nje-shtet-tjeter-evropian)
- [![Ukraina pret që Rusia t’i ashpërsojë sulmet pas takimit Trump-Putin](https://resources.koha.net/images/2025/May/29/7307fa44-6a9b-469b-a11e-46e6f962a547.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 16 gus 2025 Ukraina pret që Rusia t’i ashpërsojë sulmet pas takimit Trump-Putin](https://www.koha.net/bote/ukraina-pret-qe-rusia-ti-ashpersoje-sulmet-pas-takimit-trump-putin)
- [![Zelensky thotë se aleatët e Ukrainës duhet ta detyrojnë Rusinë të bëjë paqe](https://resources.koha.net/images/2025/March/03/40f0d40f-3803-4cce-acec-890b609a2978.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 13 gus 2025 Zelensky thotë se aleatët e Ukrainës duhet ta detyrojnë Rusinë të bëjë paqe](https://www.koha.net/bote/zelensky-thote-se-aleatet-e-ukraines-duhet-ta-detyrojne-rusine-te-beje-paqe)
- [![Zelensky: Ka ardhur koha të krijohen forcat e armatosura të Evropës](https://resources.koha.net/images/2024/September/20/1353ccf6-3911-476c-85d6-9e977ce1d628.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 15 shk 2025 Zelensky: Ka ardhur koha të krijohen forcat e armatosura të Evropës](https://www.koha.net/bote/zelensk-ka-ardhur-koha-te-krijohen-forcat-e-armatosura-te-evropes)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abonohu në Viber")

[Futboll.]() [Eksperti finlandez: Ishte penallti për Shqipërinë](https://www.koha.net/futboll/eksperti-finlandez-ishte-penallti-per-shqiperine)

[Futboll.]() [Baseli njofton për lëndimin e Shaqirit](https://www.koha.net/futboll/baseli-njofton-per-lendimin-e-shaqirit)

[Futboll.]() [Vozinha flet për nominimin për “portier të vitit”](https://www.koha.net/futboll/vozinha-flet-per-nominimin-per-portier-te-vitit)

[Futboll.]() [Fanella e Harry Kane shitet për 55 mijë euro](https://www.koha.net/futboll/fanella-e-harry-kane-shitet-per-55-mije-euro)

[Futboll.]() [Për Ronaldon flet edhe Ministri i Ekonomisë](https://www.koha.net/futboll/per-ronaldon-flet-edhe-ministri-i-ekonomise)

[Futboll.]() [Barbarez: Duhet të vazhdojmë pa Xhekon](https://www.koha.net/futboll/barbarez-duhet-te-vazhdojme-pa-xhekon)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Zelensky: Rusia po përgatitet për ofensivë të re ushtarake","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/zelensky-rusia-po-pergatitet-per-ofensive-te-re-ushtarake","datePublished":"2025-08-12T14:11:00+02:00","dateModified":"2026-07-11T11:50:05+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":261,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar të martën se Ushtria ruse s’po përgatitet për t’i dhënë fund luftës, porse “po bën lëvizje që tregojnë","url":"https://www.koha.net/bote/zelensky-rusia-po-pergatitet-per-ofensive-te-re-ushtarake","keywords":"Volodymyr Zelensky, rusia, ukraina, Donald Trump, shba, lufta","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/August/12/f81df76b-ed27-48cd-a2a7-0ec8097e2ec0.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
