Mbi 200 zjarrfikës po përballen me një zjarr masiv në Paris, ku një fabrikë riciklimi raportohet se po digjet. Autoritetet njoftuan se fabrika Syctom është më e madhja në vend, derisa thuhet se pjesa më e madhe e saj është djegur.
Nuk është raportuar për viktima deri në këto momente.
Kryebashkiaku Geoffroy Boulard ka njoftuar se zjarri shpërtheu nga bodrumi, duke përfshirë tërë fabrikën.
“I tërë personeli është evakuuar dhe po reagojmë. Ju lutem shmangni zonën”, ka shkruar ai të hënën pasdite në X.
Artikuj të ngjashëm
-
Zjarrfikësit në Francë përgatiten për një fazë tjetër të betejës kundër zjarreve në pyje
-
Franca po përballet me zjarret më të mëdha në 75 vjet
-
Zjarr i madh në Paris: 180 zjarrfikës në luftë për të shuar flakët në një ndërtesë tetëkatëshe
-
Franca, Spanja dhe Italia në luftë me zjarret, priten sërish ngritje temperaturash
-
Zjarret në Francë e Spanjë, evakuohen mbi 375 mijë persona