Zjarret më të mëdha në Francë në 75 vjet, që kanë djegur një zonë më të madhe se Parisi, kanë nisur të shuhen por ende nuk janë nën kontroll, kanë thënë zyrtarët.
Mbi 2,000 zjarrfikës dhe 500 automjete zjarrfikësish janë vendosur në rajonin Aude, bashkë me xhandarmërinë dhe personelin ushtarak.
Një e moshuar ka vdekur dhe 13 persona, përfshirë 11 zjarrfikës, janë lënduar që kur shpërthyen zjarret të martën, raportoi BBC.
Tre persona janë raportuar të zhdukur dhe dhjetëra shtëpi janë shkatërruar.
Autoritetet shpresojnë që zjarret të shuhen brenda të enjtes.
Zyrtarët kanë deklaruar se zjarret aktuale janë më të mëdhatë në Francë që nga viti 1949, teksa kryeministri francez François Bayrou e ka quajtur “katastrofë të një shkalle të paprecedentë”.