Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zjarr i madh në Paris: 180 zjarrfikës në luftë për të shuar flakët në një ndërtesë tetëkatëshe

zjarrfikës

FOTO: Ilustrim

Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në një lagje të Parisit, duke përfshirë një ndërtesë tetëkatëshe në ndërtim, raportojnë mediat franceze. Rreth 180 zjarrfikës janë angazhuar për të vënë nën kontroll flakët.

Sipas televizionit BFM, deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se objekti ishte në ndërtim dhe të gjithë punëtorët janë evakuuar në kohë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në operacion janë përfshirë 60 automjete të zjarrfikësve, sipas shërbimit zjarrfikës të qytetit.

Në një njoftim të publikuar në platformën X, administrata e qytetit ka konfirmuar se zjarri ka shpërthyer në ndërtesën “Messager”, në rrugën “Charolais”.

“Ekipet e zjarrfikësve janë në vendngjarje duke u përpjekur të shuajnë zjarrin. Ju lutemi shmangni zonën”, thuhet në njoftim.

VIDEO: