Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë të dielën se Kievi "vlerëson dhe mbështet plotësisht" një deklaratë të përbashkët nga udhëheqësit evropianë mbi arritjen e paqes në Ukrainë, duke mbrojtur interesat ukrainase dhe evropiane”.
Udhëheqësit francezë, italianë, gjermanë, polakë, britanikë, finlandezë dhe të Komisionit Evropian të shtunën përshëndetën përpjekjet e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për t'i dhënë fund luftës, por theksuan nevojën për të ushtruar presion mbi Rusinë dhe për të ofruar garanci sigurie për Kievin, raporton Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Fundi i luftës duhet të jetë i drejtë dhe jam mirënjohës për të gjithë ata që qëndrojnë me Ukrainën dhe popullin tonë sot për hir të paqes në Ukrainë, e cila po mbron interesat jetësore të sigurisë së kombeve tona evropiane", ka shkruar Zelensky në X.
"Ukraina vlerëson dhe mbështet plotësisht deklaratën e presidentit Macron, kyeministres Meloni, kancelarit Merz, kryeministrit Tusk, kryeministrit Starmer, presidentes Ursula von der Leyen dhe presidentit Stubb për paqen për Ukrainën”, thuhet më tej në deklaratën e tij.
Trumpi planifikon të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin në Alaska të premten. Ai ka folur për mundësinë e një marrëveshjeje që mund të zgjidhë konfliktin tre vjeçar e gjysmë.
Zelensky dhe aleatët e tij evropianë kanë paralajmëruar se çdo marrëveshje që i kërkon Ukrainës të dorëzojë pjesë të konsiderueshme të territorit të saj vetëm sa do të inkurajonte agresionin rus.