Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka vizituar të dielën selinë e BE-së, përpara samitit të së hënës në Uashington.
Ai ështa takuar me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila njoftoi se udhëheqësit evropianë dhe të NATO-s do t'i bashkohen samitit në Shtëpinë e Bardhë, raporton AP.
Von der Leyen ka shkruar në X se "me kërkesë të presidentit Zelensky, unë do t'i bashkohem takimit me presidentin Trump dhe udhëheqës të tjerë evropianë në Shtëpinë e Bardhë nesër".
Lëvizja e jashtëzakonshme - teksa një udhëheqës evropian pas tjetrit njoftojnë se do të jenë në krah të Zelenskyt kur ai të udhëtojë për në Shtëpinë e Bardhë të hënën, shihet si një përpjekje e dukshme për të siguruar që takimi të shkojë më mirë se ai i fundit në shkurt, kur Trump ie qortoi presidentin ukrainas në një takim të nxehtë në Zyrën Ovale.
Prania e udhëheqësve evropianë në krah të Zelenskyt, duke demonstruar mbështetjen e Evropës për Ukrainën, mund të ndihmojë potencialisht në zbutjen e shqetësimeve në Kiev dhe në kryeqytete të tjera evropiane se Ukraina rrezikon të mbetet janë një marrëveshje paqeje që Trumpi thotë se dëshiron ta ndërmjetësojë me Rusinë.
-
Trumpi dhe Zelensky po mbajnë takim me dyer të mbyllura në Washington
-
Zelensky kërkon hyrjen e Ukrainës në BE më 2027, von der Leyen nuk ia konfirmon
-
Zelensky takon udhëheqësit evropianë në Londër për bisedime për përfundimin e luftës
-
Zelensky shprehet i gatshëm të ecë përpara me marrëveshjen e paqes
-
Zelensky mund ta vizitojë SHBA-në javën e ardhshme