Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky: Situata në Donbas jashtëzakonisht e vështirë

Volodymyr Zelensky - Ukraina

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se situata në Donbas është jashtëzakonisht e vështirë, pasi ushtria ruse ka përshkallëzuar sulmet në Slovyansk dhe Severodonetsk gjatë ditëve të fundit, raportoi të dielën CNN-i.

Në fjalimin e mbajtur të shtunën mbrëma, Zelensky ka shtuar se pavarësisht këtyre sulmeve, ushtria ukrainase po e pengon atë.

"Forcat e Armatosura të Ukrainës po e pengojnë këtë ofensivë. Çdo ditë që mbrojtësit tanë heqin dorë nga këto plane sulmuese të Rusisë, duke i prishur ato, është një kontribut konkret në afrimin e ditës kryesore”, ka thënë Zelensky, duke iu referuar “Ditës së Fitores së Ukrainës”.

Zelensky ka shtuar se këto sulme nuk do të japin asnjë rezultat për Rusinë.

“Asnjë sulm rus, as me raketa në rajonin Rivne, as me artileri në rajonin e Kharkivit apo Sumyt, as nga të gjitha armët e mundshme në Donbas, nuk do t'i japin Rusisë ndonjë rezultat”, ka thënë ai.