Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky: Po u shkaktojmë humbje të mëdha forcave ruse

Presidenti Volodymyr Zelensky thotë se ushtria ukrainase po u shkakton humbje të mëdha forcave ruse që sulmojnë qytetin Vuhledar në lindje të vendit.

Ai e cilësoi situatën në rajonin e Donbasit si shumë të vështirë.

Ukraina ka luftuar për të frenuar një ofensivë ruse në Donbas, ndërkohë që pret mbërritjen e armëve të reja të premtuara nga vendet perëndimore, shkruan CNN-i.

Zelensky tha: ”Situata është shumë e ndërlikuar atje. Dhe ne po luftojmë. Ne po thyejmë pushtuesit dhe po i shkaktojmë humbje jashtëzakonisht të rëndësishme Rusisë. E përsëris vazhdimisht: sa më shumë humbje të pësojë Rusia atje, në Donbas - në Bakhmut, Vuhledar, Marinka, Kremina - aq më shpejt do të jemi në gjendje t'i japim fund kësaj lufte me fitoren e Ukrainës”, ka thënë ai.

E përsëris vazhdimisht: sa më shumë humbje të pësojë Rusia atje, në Donbas - në Bakhmut, Vuhledar, Marinka, Kremina - aq më shpejt do të jemi në gjendje t'i japim fund kësaj lufte me fitoren e Ukrainës.