Ushtria ukrainase po pëson “humbje të dhimbshme” në rajonin lindor të Donbasit dhe zona të tjera të vijës së fronin në Ukrainë, ka thënë presidenti Volodymyr Zelensky në një fjalim gjatë natës.
Ai theksoi se Ukraina kishte nevojë për armë moderne anti-raketë për të mbrojtur territorin e saj.
Zelensky tha gjithashtu se ai priste inspektime të logjistikes në ushtri mes raporteve se disa ushtarakë ukrainas nuk kishin pajisje të mjaftueshme personale mbrojtëse, shkruan BBC-ja të mërkurën.
Ai tha se është jetike të mbrohet Donbasi, pasi ky do të jetë “kyç për përcaktimin se kush do të dominojë në javët e ardhshme”.
“Sa më shumë humbje të pësojë armiku atje, aq më pak fuqi do të kenë për të vazhduar agresionin”, tha Zelensky.
Ai tha se derisa luftimet më të ashpra janë në Severodonetsk dhe në të gjitha qytetet dhe komunitetet, aty pranë, “humbjet për fat të keq janë të dhimbshme, por ne duhet ta mbajmë sepse ky është shteti ynë”.
-
Zelensky: Po u shkaktojmë humbje të mëdha forcave ruse
-
Mbrojtja e qytetit të Donbasit – prioriteti i Ukrainës
-
Zelensky paralajmëron sulme të reja thellë brenda Rusisë
-
Ukraina pret që Rusia t’i ashpërsojë sulmet pas takimit Trump-Putin
-
Luftime të rrepta në disa pozicione, Zelensky: Po mbrojmë tokën tonë