Në orët e fundit, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka quajtur situatën në rajonin lindor të Donbasit “jashtëzakonisht të vështirë” dhe argumentoi se furnizimi i rregullt me armë në Ukrainë ishte strategjia më e mirë për të ruajtur stabilitetin global.
Zelensky tha se “forca e plotë e ushtrisë ruse u hodh për të sulmuar Donbasin. Në Lyman, Popasna, Severodonetsk, Slovyansk, pushtuesit duan të shkatërrojnë gjithçka, shkruan BBC të mërkurën.
"Prandaj, furnizimi me armë të rënda në Ukrainë - MLRS, tanke, anti-anije dhe armë të tjera, është investimi më i mirë në ruajtjen e stabilitetit në botë dhe parandalimin e shumë krizave të rënda që Rusia ende po planifikon ose i ka provokuar tashmë”, shtoi ai.
Komentet e Zelenskyt vijnë pasi zyrtarët ukrainas të mbrojtjes paralajmërojnë se lufta e Rusisë në Ukrainën lindore tani është në fazat e saj më intensive dhe mund të përcaktojë potencialisht fatin e vendit.
-
Zelensky: SHBA-ja kushtëzon garancitë e sigurisë me tërheqjen tonë nga Donbasi
-
Mbrojtja e qytetit të Donbasit – prioriteti i Ukrainës
-
Zelensky paralajmëron sulme të reja thellë brenda Rusisë
-
Ukraina pret që Rusia t’i ashpërsojë sulmet pas takimit Trump-Putin
-
Trump: Zelensky po ia del mjaft mirë kundër Rusisë