Presidenti ukrainas, Volodymy Zelensky, ka deklaruar nga Lituania, se presidentit rus, Vladimir Putin, s’mund t’i lejohet të vendosë se kush t’i bashkohet NATO-s.
Gjatë një fjalimi në Vilnius, pas një samiti në kryeqytetin lituanez, Zelensky ka thënë se sanksionet kundër Rusisë janë "të nevojshme" për të "kufizuar seriozisht" tregtinë e naftës së Rusisë dhe përdorimin e anijeve cisternë nga Moska.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Pa presion, Putini do të vazhdojë të luajë lojëra me të gjithë ata që duan që kjo luftë të përfundojë", ka thënë udhëheqësi ukrainas.
Zelensky ka njoftuar po ashtu se pret që të ketë më shumë të burgosur lufte të liruar.
"Çelësi i paqes së qëndrueshme është i qartë: agresori nuk duhet të marrë asnjë shpërblim për luftën.
Putini nuk duhet të marrë asgjë që do të justifikonte agresionin e tij. Çdo shpërblim vetëm sa do t'i tregonte atij se lufta ia vlen”, ka shtuar ai.
“Nëse Putini vendos se kush mund dhe kush nuk mund të bashkohet me NATO-n, atëherë ‘oreksi i Rusisë për luftë’ vetëm sa do të rritet”, ka thënë Zelensky, duke shtuar se qëllimi duhet të jetë t'i jepet fund plotësisht "urisë së Rusisë për agresion".