Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky kritikon marrëveshjen Trump-Putin për naftën

Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky

Foto: Associated Press

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka kritikuar marrëveshjen e presidentit amerikan, Donald Trump, me atë rus, Vladimir Putin, për të lëshuar naftën ruse në tregun botëror.

Trumpi më herët të premten njoftoi se është dakorduar me Putinin që t’ia lejojë Moskës lëshimin e naftës në tregun global në disa qindra mijëra tonelata nga tani e në muajt në vazhdim. Ai u zotua se kjo do të ndikojë menjëherë në uljen e çmimit.

Por Zelensky ka thënë se zbutja e sanksioneve ndaj Rusisë çon në zgjatje të luftës.

Ai ka thënë se “dhuratat për Putinin nuk çojnë në paqe” dhe se Rusia do ta shpërblejë këtë “me terror të mëtejmë”.

“Mundësimi që Rusia të shesë naftë është investim në luftën që duhet të mbarojë e jo të zgjatet”, ka shkruar Zelensky në rrjetet sociale.

Lexo përditësimet tjera
Vladimir Putin & Donald Trump

Pas marrëveshjes me Putinin, Trumpi njofton se çmimi i dizelit do të bjerë shpejt

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë që e cilësoi si shumë...