Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar të hënën se prioritetet e Ukrainës mbeten të përqendruara në garancitë e sigurisë dhe ruajtjen e sovranitetit dhe territorit.
Gjatë një konference për media në pallatin Elysee bashkë me presidentin francez, Emmanuel Macron, Zelensky ka përsëritur se Rusia nuk duhet të marrë shpërblime për agresionin e saj ndaj Ukrainës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi gjithashtu i ka minimizuar pretendimet e Kremlinit për përparimet ruse, duke thënë se ato janë të ekzagjeruara.
Zelensky ka deklaruar se shpreson të zhvillojë bisedime me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për të diskutuar hapat e mëtejshëm, pasi i dërguari amerikan, Steve Witkoff të kthehet nga bisedimet e tij me Vladimir Putinin në Moskë, këtë javë.
Ai po ashtu ka thënë se asnjë vendim për Ukrainën nuk mund të merret pa Ukrainën.
Ndërkaq presidenti Macron ka deklaruar se rundi i fundit i sanksioneve, duke përfshirë sektorët e naftës dhe gazit, si dhe flotën në hije, ka ushtruar presionin më të madh mbi Rusinë "që nga fillimi i luftës" dhe mund të jetë "një ndryshim i madh i lojës".
"Unë me të vërtetë besoj se në javët që vijnë, presioni mbi ekonominë ruse dhe kapaciteti i Rusisë për të financuar përpjekjet e luftës do të ndryshojnë në mënyrë drastike", ka thënë ai.