Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, synon të shpallë më 24 shkurt, planin për zgjedhjet presidenciale dhe një referendum, ka raportuar të mërkurën Financial Times, duke cituar zyrtarë ukrainas dhe evropianë të përfshirë në planifikim.
Reuters ka raportuar javën e kaluar se sipas një kuadri që po diskutohet nga negociatorët amerikanë dhe ukrainas, çdo marrëveshje paqeje do t'i nënshtrohet një referendumi nga votuesit ukrainas, të cilët do të votojnë njëkohësisht në zgjedhjet kombëtare, duke shtuar se zyrtarët kanë diskutuar mundësinë që zgjedhjet kombëtare dhe referendumi të mund të zhvillohen në maj.
Ukraina tani ka filluar planifikimin e zgjedhjeve presidenciale së bashku me një referendum mbi një marrëveshje të mundshme paqeje me Rusinë, ka raportuar të mërkurën Financial Times, duke cituar zyrtarë ukrainas dhe perëndimorë të njohur me çështjen.
Më 24 shkurt bëhen plot katër vjet prej kur Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës.
Deri më tani janë mbajtur disa runde bisedimesh mes palëve ndërluftuese por që nuk kanë rezultuar me ndonjë marrëveshje për t’i dhënë fund luftimeve.
Zelensky ka thënë ditë më parë se presidenti amerikan, Donald Trump, ka përcaktuar qershorin si afatin e fundit kur Ukraina dhe Rusia duhet të arrijnë një marrëveshje paqe.