Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se SHBA-ja u ka dhënë Ukrainës dhe Rusisë afat deri në qershor për të arritur një marrëveshje për t’i dhënë luftës.
Nëse nuk respektohet afati i qershorit, administrata Trump ka gjasa t’u bëjë presion të dyja palëve që të dakordohen, raportoi AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Amerikanët po u propozojnë palëve që t’i japin fund luftës deri në fillim të kësaj vere dhe me shumë gjasa do t’u bëjnë presion palëve saktësisht sipas kësaj agjende”, ka thënë Zelensky.
“Ata thonë se duan të bëjnë çdo gjë deri në qershor. Dhe ata do të bëjnë gjithçka për t’i dhënë fund luftës”.
Zelensky ka shtuar se SHBA-ja ka propozuar mbajtjen e rundit tjetër të bisedimeve javën e ardhshme në SHBA, dhe se Ukraina e ka konfirmuar pjesëmarrjen.
Bisedimet trepalëshe në Abu Dhabi nuk sollën një marrëveshje të madhe mes palëve, duke insistuar secila në kërkesat e veta. Rusia po insiston që Ukraina të tërhiqet nga Donbasi, ku luftimet mbeten të intensive – një kusht që Kievi po ashtu insiston se nuk do ta pranojë kurrë.