Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar të shtunën se i ka thënë presidentit amerikan, Donald Trump, se sanksionet karshi Rusisë duhet të forcohen “në rast se nuk ka takim trepalësh ose nëse Rusia përpiqet që ta shmangë një përfundim të mirëfilltë të luftës”.
Ai ka ripërsëritur se “të gjitha çështjet e rëndësishme që lidhen me Ukrainën duhet të diskutohen me pjesëmarrjen e Ukrainës, dhe asnjë çështje, veçanërisht ato territoriale, nuk mund të vendosen pa Ukrainën”.
Pas bisedës telefonike me Trumpin dhe koordinimit me liderët evropianë, Zelensky ka theksuar se pozicionet tashmë janë të qarta.
“Paqja e vërtetë duhet të arrihet, si dhe duhet të jetë e qëndrueshme, jo thjesht të kemi ndërprerje luftimesh midis invazioneve të Rusisë”.
Ai ka bërë thirrje për t’iu dhënë fund vrasjeve, për arritjen e armëpushimit në tokë dhe ajër, për lirimin e të burgosurve ukrainas të luftës, dhe që presioni ndaj Rusisë të rritet përderisa luftimet vazhdojnë.
“Siguria duhet të garantohet në mënyrë të besueshme dhe në planin afatgjatë, me përfshirjen e Evropës dhe të SHBA-së”, ka argumentuar ai.
Zelensky e Trumpi takohen të hënën në Washington
Zyra e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka konfirmuar se ai dhe presidenti amerikan, Donald Trump, kanë...-
Zelensky dhe liderët evropianë flasin me Trumpin pas bisedimeve Ukrainë - Rusi
-
Zelensky kërkon paqe urgjente me Rusinë
-
Zelensky flet me Trumpin: Bisedimet duhet të çojnë në takim me Putinin
-
Zelensky lut Trumpin të qëndrojë me Ukrainën
-
Zelensky do të duhet të bëjë marrëveshje për fundin e luftës, thotë Trumpi