Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do të "duhet të bëjë një marrëveshje".
Trumpi e ka bërë deklaratën në kohën kur ka rritur presionin mbi Evropën për të ndaluar blerjen e naftës nga Rusia.
"Ai do të duhet të bëjë një marrëveshje, Zelensky do të duhet të bëjë një marrëveshje dhe Evropa duhet të ndalojë blerjen e naftës nga Rusia”, ka deklaruar Trumpi teksa po nisej për një vizitë zyrtare në Britani të Madhe.
Presidenti Trump ka shtuar përpjekjet e tij për të arritur fundin e luftës në Ukrainë, që kur ka ardhur në për mandatin e tij të dytë .
Mirëpo, pavarësisht një samiti që ka pasur me presidentin rus, Vladimir Putin në Alaska më 15 gusht, nuk ka pasur përparim në bisedimet e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës.
-
Trumpi takon Zelenskyn, thotë se do të arrihet marrëveshje për fundin e luftës
-
Trumpi i kërkoi që të ndalonte sulmet ndaj naftës ruse, përgjigjet Zelensky
-
Trump: Rusia të arrijë marrëveshje për t’i dhënë fund luftës
-
Trump: Është Zelensky, jo Putini, ai që po e pengon paqen në Ukrainë
-
Zelensky: Trumpi ka forcë për ta detyruar Rusinë të bëjë paqe