Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është pyetur nga gazetarët lidhur me ndërprerjen e dërgimit të ndihmës amerikane për Ukrainën, teksa ka deklaruar se vendi i tij mbështetet fuqishëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka raportuar The Guardian.
“Ne mbështetemi në vazhdimësinë e ndihmave amerikane, [dhe] ka disa gjëra që Evropa... nuk i ka”, ka thënë ai, tek iu ka referuar ndër të tjera sistemeve të mbrojtjes ajrore “Patriot”.
Ai ka argumentuar gjithashtu mbi rëndësinë e mbështetjes së prodhimit të brendshëm ushtarak të Ukrainës.
Sa u përket marrëdhënieve të Ukrainës me SHBA-në, Zelensky ka thënë se “shpreson që ndoshta nesër ose në ditët në vijim... do të flas për këtë çështje me presidentin amerikan Donald Trump”.
E Trumpi pritet të flasë sot me presidentin rus Vladimir Putin, për herë të gjashtë këtë vit.
-
Zelensky: Do të punojmë me SHBA-në për të forcuar mbrojtjen ajrore
-
Zelensky thotë se pati takim të mirë me Trumpin
-
Trumpi propozon që Ukrainës t’i jepet licenca për prodhimin e raketave “Patriot”
-
Zelensky flet me Trumpin: Bisedimet duhet të çojnë në takim me Putinin
-
Zelensky diskuton me Trumpin mundësinë e vendosjes së trupave amerikane në Ukrainë