Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, iu ka bërë sërish thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të “mos marrin vendime për Ukrainën pa Ukrainën”, para takimit me zëvendëspresidentin amerikan JD Vance në Munih, ka raportuar CNN.
“Unë mendoj se ajo që është shumë e rëndësishme është takimi për të mos marrë asnjë vendim për Ukrainën, pa Ukrainën”, ka deklaruar Zelensky të premten gjatë fjalimit të tij në Konferencën e Sigurisë në Munih.
“Është shumë e rëndësishme për mua të vendos presion mbi Putinin. Të vendos të gjitha sanksionet. Unë mendoj se presidenti Trump është i gatshëm ta bëjë këtë. Ai e ka të gjithë fuqinë për ta bërë këtë. Kjo është pse unë kam dashur shumë që të shkoj në Washington, secilën ditë” ka shtuar Zelensky.
-
Zelensky i kërkoi Trumpit të mos marrë vendime për Ukrainën pa e pyetur Ukrainën
-
Zelensky flet me Trumpin: Bisedimet duhet të çojnë në takim me Putinin
-
Zelensky zotohet të vazhdojë luftën nëse bisedimet e paqes dështojnë
-
Zelensky shprehet i gatshëm të ecë përpara me marrëveshjen e paqes
-
Zelensky do të duhet të bëjë marrëveshje për fundin e luftës, thotë Trumpi