Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar të premten para fillimit të samitit historik ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë, se pret që prej këtij takimi të hapet rruga për paqen si dhe të ketë diskutim substancial për formatin e mundshëm trepalësh mes tij, presidentit amerikan, Donald Trump dhe presidentit rus, Vladimir Putin.
“Gjëja kyç është që ky takim duhet të hapë një rrugë reale drejt paqes së drejtë dhe diskutimit thelbësor midis liderëve brenda një formati trepalësh - Ukraina, Shtetet e Bashkuara dhe pala ruse”, ka shkruar Zelensky në rrjetin social X.
Ndër të tjera, ai ka shtuar se tashmë ka ardhur koha që t’i jepet fund luftës, duke e hedhur topin në fushën e Rusisë.
“Është koha t’i japim fund luftës, ndërsa hapat e nevojshëm duhet të bëhen nga Rusia”, ka thënë më tutje Zelensky.
Për fund, lideri ukrainas është shprehur se “ne (populli i Ukrainës) i kemi shpresat tek Amerika. Jemi gati, si gjithmonë, për të punuar në mënyrë sa më produktive”.
Kush është pjesë e delegacionit amerikan për bisedimet me Rusinë?
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë publikuar përbërjen e plotë të delegacionit të tyre, i cili...-
Zelensky kërkon shtyerjen e bisedimeve me Rusinë
-
Zelensky flet me Trumpin: Bisedimet duhet të çojnë në takim me Putinin
-
Nesër takimi trepalësh SHBA-Rusi-Ukrainë në Emirate të Bashkuara
-
Zelensky: Tani më shumë se kurrë ka shans për paqe
-
Zelensky shprehet i gatshëm të ecë përpara me marrëveshjen e paqes