Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pas sulmeve të fundit ruse në qytetin e Odesës, ka përsëritur thirrjet e tij për të ushtruar më shumë presion ndaj Rusisë si mënyrë për të ndaluar sulmet e vazhdueshme në Ukrainë.
Ai ka shkruar në rrjetin social Telegram se për “50 ditë me radhë, Rusia e ka injoruar propozimin e Shteteve të Bashkuara për armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar”, ka raportuar The Guardian.
“Ishin gjithashtu propozimet tona, që synonin parandalimin e sulmeve ndaj infrastrukturës civile dhe arritjes së armëpushimit në qiell, det, dhe në tokë. Rusia i është përgjigjur gjithë kësaj me sulme të reja”, ka thënë Zelensky.
Sipas njoftimit të guvernatorit të Odesës, Oleh Kiper, mëngjesin e së enjtes dy persona u vranë dhe pesë të tjerë mbetën të plagosur nga një sulm rus me dron në qytet.
-
Zelensky: Ukraina e gatshme t’i ndalë sulmet nëse Rusia ndalon goditjet në sektorin energjetik
-
Rusia vret tetë persona në Odesa, ndërsa SHBA-ja pret zhvillimin e bisedimeve për paqe
-
Rusia sërish bombardon Ukrainën teksa bisedimet për paqe vazhdojnë
-
Rusia intensifikon sulmet mbi Ukrainë, të paktën shtatë të vdekur
-
Zelensky thotë se Rusia lëshoi 500 dronë e vrau katër persona në sulmin e fundit