Ka përfunduar baras ndeshja miqësore ndërmjet Maltës dhe Kosovës.
Miqësorja e futbollisteve të Kosovës dhe Maltës e zhvilluar të dielën në “national Football Centre” në Maltë, përfundoi baras 2:2.
Në Maltë futbollistet e Kosovës do ta zhvillojnë edhe një ndeshje tjetër miqësore.
Të mërkurën do të përballen me Izraelin.
Ndeshja e dytë miqësore e “Dardaneve” dhe izraeliteve luhet nga ora 14:00.