Lara Colturi ka shkëlqyer në një tjetër garë të Kupës së Botës në skijim alpin.
Në Killington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ajo e siguroi podiumin sërish.
Në garën e pestë të sezonit, atë të sllallomit, skitarja italiane që përfaqëson Shqipërinë përfundoi e dyta, prapa Camille Rast të Zvicrës.
E la pas njërën prej skitareve më të mira, amerikanen Mikaela Shiffrin.
Me 80 pikë të reja të fituara të dielën në SHBA, Colturi vazhdon të kryesojë në renditjen e përgjithshme të skitareve.
Edhe
Skitarja Colturi, e dhjeta në Killington të SHBA-së
Në vendin e parë prin me 366 pikë. Me 254 pikë në vendin e dytë renditet Rast e Zvicrës. Emma Aicher e Gjermanisë bie në pozitën e tretë me 240 pikë.
Colturi e para është edhe në renditjen e skitareve në sllallom me 260 pikë. Rast e dyta i ka 169, ndërsa Aicher i ka 168 në pozitën e tretë.
20-vjeçarja Colturi përfundoi shtegun në Killington me 1 minutë, 41 sekonda e 02 të qindtat. Ishte me vetëm nëntë të qindtat e sekondës më e ngadaltë se Rast.
Me 59 të qindtat e sekondës prapa Rastit të Zvicrës përfundoi Shiffrini.
Edhe
Colturi me tjetër rezultat të rëndësishëm për Shqipërinë
Colturi garoi edhe të shtunën në garën e sllallomit të madh dhe përfundoi e dhjeta.
Colturi në Gurgl të Austrisë e fitoi garën e sllallomit. Në sllallom të madh në Solden të Austrisë ishte e dyta, ndërsa e dyta në sllallom ishte edhe në Levi të Finlandës.