Meta ka lëshuar një deklaratë në përgjigje të qeverisë së Iranit e cila u ka bërë thirrje qytetarëve të fshijnë WhatsApp-in.
Gjigandi i teknologjisë mohon pretendimet e Iranit se informacioni nga aplikacioni i mesazheve ndahet me Izraelin, raporton BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë zëdhënës i kompanisë mëmë të WhatsApp, Meta - e cila zotëron gjithashtu Facebook dhe Instagram, ka thënë se është "i shqetësuar se këto raportime të rreme do të jenë një justifikim që shërbimet tona të bllokohen në një kohë kur njerëzit kanë më shumë nevojë për to".
Deklarata thotë se të gjitha "mesazhet që u dërgoni familjes dhe miqve në WhatsApp janë të enkriptuara nga fillimi në fund, që do të thotë se askush përveç dërguesit dhe marrësit nuk ka qasje në ato mesazhe".
"Ne nuk u ofrojmë informacione me shumicë asnjë qeverie. Për më shumë se një dekadë, Meta ka ofruar raporte të vazhdueshme transparence që përfshijnë rrethanat e kufizuara kur është kërkuar informacioni i WhatsApp", ka shtuar zëdhënësi.