Botë

Vuçiqi shkon në Ukrainë

Aleksander Vuçiq Zelensky & Vladimir Putin

Në fund të majit, shërbimi i inteligjencës së jashtme ruse, ka akuzuar Beogradin për "një thikë pas shpine", duke pretenduar se prodhuesit e mbrojtjes të Serbisë po i shisnin municione dhe armë Ukrainës nëpërmjet ndërmjetësve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka udhëtuar të mërkurën për në qytetin ukrainas të Odesës për një samit rajonal, hera e parë që udhëheqësi miqësor me Moskën viziton vendin gjatë 12 vjetëve të tij në pushtet.

Në një deklaratë, zyra e Vuçiqit ka thënë se ai do të udhëtonte për në Ukrainë për një ditë, për të marrë pjesë në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore në portin e Odesës në Detin e Zi, i cili këtë javë u përball me një sulm të madh rus me dronë dhe raketa.

Politikanë të lartë nga 12 vende të Evropës Juglindore pritet të marrin pjesë në samit.

Serbia dëshiron të bashkohet me Bashkimin Evropian, por Rusia, një aleat tradicional i saj mbetet furnizuesi i saj më i madh i gazit.

Edhe pse Beogradi ka refuzuar t'u bashkohet sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, ai ka dënuar politikat e Moskës në Kombet e Bashkuara dhe ka shprehur mbështetje për integritetin territorial të Ukrainës.

Vuçiq është takuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky të paktën tre herë.

Beogradi e njeh Ukrainën në tërësinë e saj, duke përfshirë territoret e pushtuara nga Rusia që nga viti 2014, ndërsa Kievi refuzoi të njohë pavarësinë e Kosovës.

Në fund të majit, shërbimi i inteligjencës së jashtme ruse, ka akuzuar Beogradin për "një thikë pas shpine", duke pretenduar se prodhuesit e mbrojtjes të Serbisë po i shisnin municione dhe armë Ukrainës nëpërmjet ndërmjetësve.