Derisa presidentja meksikane, Claudia Sheinbaum, po fliste me qytetarët në një rrugë të zonës historike të Mexico Cityt të martën, një burrë iu afrua nga prapa dhe u përpoq t’ia prekte gjoksin para ndërhyrjes nga zyrtarët.
Në një video që është bërë virale në rrjete sociale, burri shihet teksa afrohet ta puthë në qafë dhe më pas mundohet me duar ta prekë trupin e saj.
Presidentja ia largon duart teksa dëgjohet tek i thotë ekipit të saj të mos merakosen.
Zyra e saj nuk ka komentuar më tej incidentin.
Sheinbaum, sikur pararendësi ish-presidenti Andres Manuel Lopez Obrador, përpiqet të mbajë vazhdimisht lidhjen me qytetarët, shpesh duke hyrë në turma për fotografi e shtrëngime duarsh.
Crazy incident in Mexico today 🇲🇽
A random bum groped the President of Mexico, Claudia Sheinbaum and gave her a kiss
Shows you also how little security she has. I've always thought that for a while now pic.twitter.com/xL08oFpCHK