Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit të ardhshëm amerikan, Donald Trump se do të vendosë tarifa prej 25% ndaj produkteve të Meksikës, sapo të vijë në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Në konferencën e saj për shtyp të martën në mëngjes ajo lexoi një letër që tha se do t'i dërgonte presidentit të zgjedhur të SHBA-së, raporton BBC.
Sheinbaum ka këmbëngulur se as kërcënimet dhe as tarifat nuk do të zgjidhin "fenomenin e migrimit" apo konsumin e drogës në SHBA.
Ajo tha se ajo që kërkohet bnë vend të kësaj është bashkëpunimi dhe mirëkuptimi i ndërsjellë.
Udhëheqësja meksikane paralajmëroi gjithashtu se nëse Trumpi vazhdon me tarifat, Meksika do të hakmerret duke vendosur taksat e veta mbi importet amerikane.
Dhe kjo, sipas saj, do të "vë në rrezik ndërmarrjet e përbashkëta".
Trumpi zotohet t'i rrisë tarifat për disa produkte të huaja sapo të marrë detyrën
Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump thotë se sapo të marrë detyrën, ai do të nënshkruajë...-
Presidentja meksikane: Mund të kërkojmë partnerë të tjerë tregtarë
-
Meksika paralajmëron tarifa ndaj produkteve të SHBA-së
-
Trumpi shtyn për një muaj tarifat ndaj Meksikës pas bisedës me presidenten e saj
-
Presidentja e Meksikës e demanton Trumpin për çështjen e migracionit
-
Trumpi pezullon edhe për 90 ditë vendimin për të vendosur tarifa të larta ndaj Meksikës